Kim Kardashian mbulon gjinjtë me duar teksa pozon “topless” për revistën “Vogue” (Foto)

Kim Kardashian mbulon gjinjtë me duar teksa pozon “topless” për revistën “Vogue” (Foto)

Kim Kardashian është një prej “showgril” që tërheq vëmendjen e madhe të mediave rozë.

Ajo nuk heziton të dal edhe lakuriq sa herë që i kërkohet prej bizneseve të ndryshme.

Së fundi, bukuroshja është përfol se do të bëhet nënë përmes një nënë surrogate.

Por, para kësaj radhe 36-vjeçarja ka publikuar edhe një fotografi mjaft provokuese në rrjetet sociale, e cila pritet të rëndojë internetin.

Në fakt, Kimi në një imazh në Instagram shihet “topless” ndërsa gjinjtë i mbulon me duar. Këtë fotografi Kardashian e ka bërë për edicionin meksikan të revistës së mirënjohur “Vogue”, i cili do të dal në shitje gjatë muajit të ardhshëm.

Kujtojmë se ajo para një viti është bërë pre e një vjedhje në kryeqytetin francez, Paris. Megjithatë, hajdutët protagonistë të ngjarjes duket se janë penduar dhe i kanë dërguar një letër ndjese bashkëshortes së Kanye West.

Ndryshe, bashkëshortja e reperit amerikan, Kanye West po vazhdon me sukses në projektet e ndryshme sëbashku me motrat, Khloe dhe Kylie. /Telegrafi/

Shpërndaje në: