Maradona i hedh në gjyq dy vajzat e tij
Diego Armando Maradona konsiderohet si një ndër futbollistët më të mirë që ka parë bota e futbollit.
Por, duket se ish-futbollisti argjentinas ka probleme në jetën private me me të bijat dhe ish-bashkëshorten.
Dalma, Maradona dhe Giannina
Maradona thuhet se ka hedhur në gjyq dy vajzat e tij për 1.45 milion funte.
“El pibe de oro” e ka udhëzuar avokatin të marrë masa ligjore kundër Dalmas, 30 vjeç dhe Gianinnas, 28 vjeç.
Ai pretendon se vajzat vodhën para prej tij dhe i transferuan në një bankë në Uruguai. Gjithashtu akuzon nënën e tyre, ish-gruan Claudia, si bashkëpuntore.
Claudia, Dalma, Maradona dhe Gianinna





