Montella i përgjigjet Raiolas për Donnarumman
Trajneri i Milanit, Vicenzo Montella ka reaguar ndaj deklaratave të agjentit të Gianluigi Donnarumma, Mino Raiola, i cili tha se klienti i tij mund të largohet nga Italia.
Montella tha se futbollisti në fjalë do të qëndrojë te Milani.
“Raiola është me origjinë nga jugu i Italisë, ashtu si edhe unë dhe Donnarumma, kështu që unë jam i sigurtë se ai do të nënshkruajë kontratën me Milanin pa marrë parasysh se çfarë thotë Raiola”, deklaroi Montella. /Periskopi.com



