Sot është ditëlindja e Putin’it, disa fakte që e shquajnë karizmën e tij (Video/Foto)
Presidenti rus, Vladimir Putin, po feston ditëlindjen e tij të 65-të më 7 tetor.
Më poshtë janë të paraqitura disa nga faktet që e shquajnë personalitetin e tij si presidenti më me ndikim në botë, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.
Ai rrallë flet për familjen e tij, por dihet se Putini ka dy vajza.

Ai ishte një kolonel i KGB-së, por që nga viti 1998-1999 ishte drejtor i Shërbimit të Sigurimit të Federatës të Rusisë.

Njëherë Putini kishte peshkuar bashkë me ish kryeministrin italian Berluskoni.

Në Rusi ekziston një markë vodka e quajtur “Putinka”.

Aktualisht ai është një adhurues i qenve.

Ai është një kampion i xhudos dhe sambos.

Në kuadrin e një eksperimenti ornitologjik, Putini ndodhej aty për të mësuar s esi fluturonin zogjtë.

Ai jeton në lagjen Novo-Ogaryovo pranë Moskës.

Putini di të flasë gjermanishten dhe anglishten.

Ai kishte shfaqur talentin e tij duke luajtur me piano para një auditori disa herë.
Putini ishte në Veriun e Largët dhe vizitoi Franz Josef Landin./Periskopi/




