Lady Gaga i del në mbrojtje vogëlushes që ngacmohej në shkollë (Video)
Lady Gaga nuk dëshiron të shoh fëmijët të ngacmohen.
Këngëtarja e hitit “Born This Way” përmes Instagramit i doli në mbrojtje vajzës së mikes së saj, e cila po ngacmohet në shkollë.
Gaga e ka postuar një video, në te cilën dërgon një mesazh për të gjithë fëmijët e Shkollës Fillore El Marino.
“Tung për të gjithë nga shkolla El Marino. Unë jam Lady Gaga, Unë jam shoqe me Venice si dhe punoj me nënën e saj, Julie. Ndihem shumë keq kur kam dëgjuar që jeni duke e ngacmuar Venice. Unë punoj shumë për ani-bulizmin dhe kam kuptuar që kjo mund të ndikoj shumë në rritjen e fëmijëve në mbarë botën. Kështu që unë ju inkurajoj që të jeni të mirë me njeri-tjetrin dhe të gjeni guximin në komunitetin tuaj. Bëhuni më të mirë. Bëhuni më të guximshëm. Shkoni dhe hani drekën me Venice” ka thënë ajo.



