A e njihni? Kjo është vjehrra bukuroshe e Bleros (Foto)
Blero Muharremi dhe Afrona Dika janë në mesin e çifteve më të përfolura të shoubizit shqiptar.
Ata e kanë ekspozuar shumë jetën e tyre në rrjete sociale, ndaj edhe janë të pranishëm shumë në medie, shkruan lajmi.net.
Ishte Afrona ajo e cila ka postuar një foto në rrjete sociale, në të cilën e fotografoi nënën e saj.
“Gjithçka e imja, nëna ime, zemra ime, engjëlli im”, shkruan ndër të tjera Afrona sipër fotos në të cilën tregon se po i mungon ajo, kurse shihet se bukurinë Afrona e ka trashëguar nga nëna e saj.




