Komuna e Parteshit shpenzon 5591 euro për lule

Komuna e Parteshit shpenzon 5591 euro për lule

Komuna e Parteshit ka vendosur ta zbukurojë pak ambientin me bimë dekorative dhe lule. Për këtë kjo komunë ka vendosur të shpenzojë hiq më pak se 5 mijë e 591 euro.

Ky tenderë do të nënshkruhet me datën 23 të këtij muaji, raporton Indeksonline. Edhe pse tenderi vështirë kuptohet për shkak të gabimeve të mëdha drejtshkrimore, pasi kjo komunë udhëhiqet nga komuniteti serb dhe gabimet në shkrim janë evidente.

“Është e nevojshme të  furnizimi  me drunj  gjethëramse lloji  drunj dhe drunj dekorues  gjetë mbajtës. Far bari dhe lule lale”, thuhet në vendin ku specifikohet përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës.

Me këto lule nuk dihet se zyra e kujt do të zbukurohet, në këtë komunë të vogël.

Shpërndaje në: