E pranon aktorja shqiptare: Kam bërë hundën dhe buzët operacion (Foto)

E pranon aktorja shqiptare: Kam bërë hundën dhe buzët operacion (Foto)

Ndonëse operacionet plastike janë bërë diçka shumë normale, shumë prej VIP-ave shqiptarë e kanë problem të pranojnë se kanë bërë ndërhyrje në fytyrë apo trup.

Ndërsa aktorja Ana Lika jo vetëm që e pranon, por edhe tregon se çfarë ka bërë operacion.

Në një intervistë të fundit për “Thumb”, e pyetur nëse ka bërë operacione plastike, Ana u përgjigj: Po, kam bërë hundën dhe buzët.

Kujtojmë që Ana me mbylljen e “Pa limit”, po angazhohet me rolin që i është besuar në një pjesë teatrale. Gjithashtu aktualisht ajo është edhe pjesë e kastit të “Dance with me”.

Shpërndaje në: