“Vritni, që kosovarët të mos ekzistojnë”, ndeshja ku u fyen kosovarët (Foto)

“Vritni, që kosovarët të mos ekzistojnë”, ndeshja ku u fyen kosovarët (Foto)

 

“Vritni, që kosovarët të mos ekzistojnë”, thërrisnin në kor tifozët e kombëtares serbe gjatë ndeshjes mes kombëtareve të Austrisë dhe Serbisë, që u zhvillua të premtën në Vjenë.

Siç raporton mediumi austriak Kurier.at, tifozët e kombëtares serbe ofenduan në baza racore kosovarët gjatë ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Ernst Happel” – edhe pse nuk kishte asnjë kosovarë të përfshirë në këtë takim.

Sipas asaj që shkruan Kurieri austriak, tifozët serbë që kishin udhëtuar për ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës ndërmjet Serbisë dhe Austrisë në Vjenë, kishin shfaqur edhe një banderolë që tregonte imazhin e nacionalistit serb Gavrilo Princip, përcjell Insajderi.

Princip, i cili kishte jetuar dhe vepruar mes shekullit XIX dhe XX, kishte vrarë Mbretin Austro-Hungarez Franc Ferdinand në vitin 1914.

Po ashtu, tifozët e kombëtares së Serbisë kishin marrë me vete edhe një banderolë që shfaqte imazhin e ish-gjeneralit serb që akuzohet se kreu krime lufte gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ratko Mladiq.

 

Shpërndaje në: