Probleme për Shqipërinë, lëndohet mesfushori

Probleme për Shqipërinë, lëndohet mesfushori

Problemet për Kombëtaren e Shqipërisë nuk kanë të ndalur. 

Pas disfatës së thellë kundër Spanjës, kombëtarja kuqezi do të përballet me Italinë, ndeshjen e fundit të eliminatorëve për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Aventura për këtë kampionat tashmë ka përfunduar, por Shqipëria kërkon ta befasoj fqinjin e saj, Italinë në ndeshjen e fundit.

Por, Christian Panucci do të ketë probleme për ndeshjen e nesërme, pasi mesfushor Burim Kukeli ka pësuar një lëndim në gjurin e tij gjatë seancës stërvitore.

Duket e pamundur që Kukeli të luaj nesër nga fillimi. Takimi mes Shqipërisë dhe Italisë zhvillohet nesër (e hënë) nga ora 20 e 45./IndeksOnline/

 

Shpërndaje në: