Kosta Rika siguroi botërorin në minutën e 96’, “çmenden” komentatorët (Video)
Me një barazim 1:1 me Honduarasin, Kosta Rika ka siguruar kualifikimin në evenimentin më të madh në futboll, Kampionatin Botëror, që vitin tjetër organizohet në Rusi.
Goli që i solli lavdinë Kosta Rikës, ishte ai i Waston, i shënuar në minutën e 96’.
Ky gol, ka sjellë emocione të mëdha te lojtarët, tifozët edhe te komentatorët, që nuk kanë mundur të përmbahen.



