Shteti kufizon mundësitë e “ajnshtajnëve” – 0 euro buxhet për ta

Shteti kufizon mundësitë e “ajnshtajnëve” – 0 euro buxhet për ta

Dren Imeraj, i cili ka përfunduar studimet master në drejtimin e Inxhinierisë kompjuterike, ka krijuar një pajisje e cila bën matjen e parametrave truporë si, lëvizjen, të rrahurat e zemrës, qëndrimin e trupit, etj.

Hulumtimi i tij prej 6 muajsh dhe finalizimi prej 2 javësh, po konsiderohet si hapi i parë në zhvillimin e shkencës në Kosovë, raporton KTV.

Pajisja vendoset në gjoks dhe nëpërmjet një programi të veçantë, jep sinjalet në telefon për qëndrimin trupor.

Por ky punim, edhe pse në fazën fillestare të tij, Dren Imerajt i ka kushtuar mjaft shumë, dhe si pasojë e investimit për shkencën, ai pjesët përcjellëse të pajisjes, i ka financuar vetë.

Profesori i Shkencave Kompjuterike, Blerim Rexha, thotë se shteti duhet t’i financojë punimet e këtyre të rinjve nëse dëshirojmë të kemi rezultate shkencore.

E Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, pranon se as për së afërmi nuk mund t’i plotësojë kërkesat e të rinjve sa i përket hulumtimeve shkencore që ata mund të bëjnë, pasi UP nuk kurrfarë buxheti për shkencën.

Nga UP-ja bëhet e ditur se është kërkuar të ndahen rreth 170 mijë euro për shkencën, ani pse zyrtarë të tij pranojnë se edhe kjo shumë do të ishte mjaft e vogël për t’i mbuluar shpenzimet e nevojshme për secilin punim.

Shpërndaje në: