Nuk përmbahet më Remzia, i jep puthje publike bashkëshortit (Foto)

Nuk përmbahet më Remzia, i jep puthje publike bashkëshortit (Foto)

Është aktive gjithandej ku ka dasma e ahengje të ndryshme familjare, nëpër shumë mbrëmje të ndryshme brenda dhe jashtë vendit e shohim Remzie Osmanin tek sa këndon me zërin e saj të veçantë, shkruan “Kosovarja”.

Por, duket se sot ajo ia ka shpall vetës ditë pushimi. Dhe, krejt kjo për shkak se bashkëshorti i saj Halil  Hamzaj e ka ditëlindjen.

Ndërsa këngëtarja Osmani që nga orët e hershme të mëngjesit, ka filluar me urime për të. Ku më pas nuk kanë nguruar as fansat e saj që ta urojnë burrin e Remzies për ditëlindje.

Pasi që njëherë ia uroi në instagram me mëngjes ditëlindjen, duket se nuk u mjaftua me kaq Remzia, por, diku nga mesi i ditës, ajo hodhi në profilin e saj në facebook një foto tjetër e ku shihej bashkë me bashkëshortin. Ndërsa urimi i saj ishte për ditëlindjen e të shoqit i shoqëruar me zemra e me buzë, që duket qartë se Remzia ende e do atë sikurse në ditët e para të lidhjes së tyre.

Ne ua sjellim foton në fjalë që ta shihni, ku me këtë rast i urojmë Halilit edhe shumë vite tjera me shëndet e shumë dashuri mes tij e Remziës.

 

Shpërndaje në: