Befason reja e Shkurte Fejzës, shikoni si shfaqet në bikini nga bregdeti (Foto)
Nuk ka se si t’i shpëton syrit mediatik as e fejuara e djalit të këngëtares sonë të madhe Shkurte Fejzës, Arbrit, shkruan “Kosovarja”.
Ajo quhet Erza Dana dhe është e fejuara e Arbër Behlulit, djalit të vetëm të këngëtares sonë të madhe dhe shumë të dashur Shkurte Fejza.
Erza një vajzë gjakovare e cila u dashuruar dhe është në lidhje me Arbrin që sa vite, duket se këtë verë ajo pushimet i ka kaluar me të.
Dhe nga vendi ku çifti në fjalë kanë vendos të pushojnë na sillnin herë pas here foto të ndryshme se si kënaqeshin e si e shijonin diellin dhe detin.
Ne sot do ua sjellim ca foto që t’i shihni se si dukej Erza dhe i fejuari i saj Arbri. Por, më shumë do i shihni fotot e Erzës të cilat ua tregojnë një vajzë tjetër. Ngase jeni mësuar ta shihni si më të ndrojtur dhe jo shumë të zhveshur.
Duket se në përzgjedhjen e veshjes dhe stilit të saj, nuk kanë “gisht” as Arbri e as familja e tij. Pavarësisht se Erza na u paraqit fillimisht si një vajzë e cila e ruan kodin e veshjes, këtë herë nga pushimet e saj, mund të shihni shumë më shumë seç keni parë deri më tani.
Dhe, ja kjo është Erza, nusja e djalit të Shkurtes, e cila për nga pamja e jashtme i bën konkurrencë shumë manikeneve me famë.
Vlen të cekim se të gjitha fotot janë publikuar nga vet Erëza në profilin e saj në instagram.




