Yllka Kuqi poston diçka të papritur, çka janë këto? (Foto)
Këngëtarja e mirënjohur Yllka Kuqi po del të jetë një nga të njohurat më aktive në rrjete sociale. Ajo nuk ndalet së postuari, shkruan “Kosovarja”.
Yllka, i mban të informuar ndjekësit me atë se ku shkon, ku rrinë, çka han e çka pinë. Me pak fjalë, gjakovarja tregon shumë.
Sot ajo gjendet në Pejë, ku ka shijuar ëmbëlsirën tradicionale të qytetit të Pejës, haxhimakllën e shijshme, shkruan “Kosovarja”.
Si për të nxitur oreksin e ndjekësve, Yllka ka postuar edhe fotot e kësaj ëmbëlsire të shkrifët.
Ah, bre Yllkë!




