Mbrëmë nusja e Labit e pati kanagjegjin, por shikoni çka bën sonte ajo (Foto)
Mbrëmë ishte kanagjegji i bukuroshes Qëndresa Bajramit, e fejuara e moderatorit Labinot Gashi – Labi, shkruan “Kosovarja”.
Qëndresa ditën e djeshme dukej shumë bukur me fustanin dhe frizurën e saj, të cilën e përcjellte me një buzëqeshje të ngrohtë.
Por, nuk mbaroi me aq. Sonte Qëndresa ka festuar natën e beqarisë me shumë fytyra të njohura dhe me shoqe të saj, në një lokal. Pjesë e kësaj feste ishte kunata e Qëndresës, Agnesa Gashi, po ashtu pjesëmarrëse ishin edhe Fjolla gruaja e Alban Mehmetit, ajo e Neki Emrës, Violeta Kajtazi e shumë të tjera.
Ne ua sjellim ca pamje përmes fotografive ku mund ta shihni atmosferën që po mbretëron në natën e beqarisë së Qëndresës.




