Conte mund të shkarkohet
Aventura e Antonio Conte te Chelsea mund të përfundojë më herët sesa që ishte menduar.
Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, pronari i Chelseat, Roman Abramovich ka zhvilluar mbrëmë një takim me trajnerin e kësaj skuadre.
Raportohet se takimi ka zgjatur rreth tre orë, ndërsa thuhet se Abramovich i ka sqaruar italianit se në rast se vazhdon me humbje sikur ajo nga Liverpool në fundjavë, ai lehtë mund të shkarkohet nga pozita aktuale. /Periskopi.com



