‘Shkrumohet’ Kalifornia, pamje që ngjasojnë me fundin e botës (Video/Foto)
Zjarre të përhapura si pasojë e erërave të fuqishme e kanë përfshirë vendin e Kalifornisë duke vrarë të paktën 10 njerëz, dhe shkatërruar 1.500 shtëpi dhe biznese duke u detyruar që mijëra njerëz të ikin.
Flakët po digjnin me shpejtësi shpërthyese për shkak të erërave 50 milje për orë, tha Ken Pimlott, drejtor i Departamentit i Mbrojtjes të Pyjeve nga Zjarr në Kaliforni, raporton “Daily Mail”, transmeton Periskopi.








Katërmbëdhjetë zjarre të mëdha janë shpërndarë në një rajon 200 milje në veri të San Franciskos nga Napa në jug deri në veri të Reddingut. Guvernatori Jerry Broën shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në rrethet Napa, Sonoma dhe Yuba.
Të paktën 10 vetë vdiqën dhe 100 u plagosën nga flakët që filluan të dielën, thanë zyrtarët e zjarrit.






























Një banor që e kishte përfshirë zjarri vendbanimin e tij tha se vrapoi në një autostradë 101 të mbyllur në SHBA. Por ai dhe familja e tij ishin në gjendje të iknin me kohë dhe të shkonin në shtëpinë e një shoku ku po qëndronin tani./Periskopi/



