Gafa e pafalshme e supertalentit të Kosovës, nuk di në cilin krah ka zemrën
Thonë se futbollistëve se mendja iu punon vetëm për topin dhe lojën dhe në jetë nuk dinë të bëjnë asnjë tjetër. Ky rast që do lexoni më poshtë është vërtet i çuditshëm.
Talenti 22 vjeçar, Milot Rashica ka bërë një gafë të paparë, gjatë këndimit të himnit kosovar, para ndeshjes Islandë- Kosovë
Kur po këndonte himnin, Rashica e ka vendosur dorën, jo në krahun e majtë të kraharorit, ku e vendosin të gjithë, por në të djathtin
Nuk dihet arsyeja e këtij veprimi nga Rashica, por i habitur ka mbetur edhe Valon Berisha, i cili e ka parë i habitur veprimin e talentin të Vitesses.
Ndeshja mes Islandës dhe Kosovës përfundoi me rezultatin 2-0, në favor të vendasve dhe Kosova e mbylli pa asnjë tore aventurën e parë në eleminatoret e Botërorit.



