Sneijder’it dhe Ribery’s iu ‘vodhën’ nga një ‘Top i Artë’
Wesley Sneijder dhe Franck Ribery do të ishin fitues të nga një ‘Topi të Artë’, nëse do të merreshin parasysh vetëm votat e gazetarëve.
Formati i Topit të Artë ka ndryshuar që nga vitit 2010, pasi gazeta France Football dhe FIFA vendosën që ta ndajnë vetëm një shpërblim për lojtarin më të mirë në Evropë.
Nëse do të ishin llogaritur vetëm votat e gazetarëve, në vitin 2010, Topin e Artë do ta fitonte Wesley Sneijder, i cili me Interin fitoi të gjithë trofetë, shkruan e përditshmja spanjolle AS.
Ai mori 293 pikë nga gazetarët, duke lënë prapa Iniestan, Xavin dhe Messin. Por, ky i fundit fitoi Topin e Artë me vota të trajnerëve.
Njësoj ndodhi edhe më 2013. Franck Ribery ishte më i votuari me 524 pikë por fitues u shpall Ronaldo, falë votave nga trajnerët. /Periskopi.com



