Ja si e ‘pëson’ gazetari kosovar nga Shkenda Dubova
Këngëtarja Shkenda Dubova, tashmë njihet edhe për biznesin e saj me të cilin duket se po funksionon për mrekulli, e që vizitorët më besnikë i ka kolegët e koleget e saja.
Por, jo vetëm nga fusha e muzikës, shpesh-herë janë parë edhe nga fusha të tjera, njëjtë siç rastisi sot me gazetarin e njohur të Prive, Vlorian Halili, shkruan Kosovarja.
E kësaj radhe si duket, gjithçka ka në dorë Shkenda, meqë Vlorianin e njohim vazhdimisht si thumbues, që ndjek në çdo hap artistët, duke i’u zbuluar me detaje privatësinë e tyre.
Vloriani ka zgjedhur Shkendën për të hequr kilet e tepërta, e si i tillë duhet t’i nënshtrohet kushteve të ambientit të saj.
Kështu është kur ‘hyn në dorë’ të Shkendës.




