Messi “luan mendësh”, shënon het-trik dhe kualifikon Argjentinën në Rusi

Messi “luan mendësh”, shënon het-trik dhe kualifikon Argjentinën në Rusi
Magjia e Leo Messit e kualifikoi Argjentinën në “Kampionatin botëror 2018”.

Lionel Messi shkëlqeu në fitoren e Argjentinës ndaj Ekuadorit me rezultat 3:1 në xhiron e fundit të eliminatoreve për “Kampionatin botëror 2018”.

Fenomeni me numrin 10 realizoi het-trik duke ndihmuar kualifikimin e skuadrës së tij për në Botërorin 2018 në Rusi.

Ekuadori kaloi në epërsi menjëherë në minutën e parë me golin e Romario Ibarra, përcjell lajmi.net.

Por, Messi shënoi dy herë në pjesën e parë dhe një herë në të dytën duke e kompletuar het-trikun dhe fitoren e kualifikimit për Argjentinën. 

Shpërndaje në: