Si i mashtroi Thaçi punëtorët e Fabrikës së Tubave?
“Mundësisht me u majtë seanca më së largu nesër pasdite ose më së largu të martën edhe me u përmbyllë njëherë e përgjithmonë kjo punë”, deklaronte Thaçi gjatë fushatës së fundit, kur po takohej me punëtorët e Fabrikës së Tubave të cilët ka mbi 600 ditë që qëndrojnë para Qeverisë së Kosovës.
Por Thaçi, jo vetëm që i mashtroi me premtimin se çështja e tyre do të zgjidhej brenda dy ditësh, por sot, kur u inaugurua, i dëboi ata nga tenda protestuese.



