Kritikohet ashpër Mourinho

Kritikohet ashpër Mourinho

Ish-ylli i Francës, Christophe Dugarry ka kritikuar ashpër trajnerin e Manchester United, Jose Mourinho.

Ai thotë se portugezi ka fituar disa tituj, por gabimi i tij është se beson që është më i rëndësishëm se skuadra.

“Ai ka fituar disa tituj, por unë mendoj se ai e ka humbur rrugën në oborr”, deklaroi Dugarry.

“Ai beson se është bërë më i rëndësishëm se vet ekipi. Ai gjithmonë fajëson gjyqtarët ose fatin e mirë të kundërshtarëve të tij. Nuk ka vetë-kritika”, përfundoi ai. /Periskopi.com

Shpërndaje në: