Kandidati i Vetëvendosjes: Vushtrria udhëhiqet edhe nga Sami Lushtaku
Kandidati i LVV-së për kryetar të Vushtrrisë, Besim Muzaqi ka shprehur besimin e tij se në këto zgjedhje partia e tij do të dalë fituese.
Ai ka thënë se Vushtrria udhëhiqet nga tre kryetarë.
“LVV është subjekti më i madh në Vushtrri ashtu sikurse në Kosovë duke lënë mbrapa PAN-in dhe LAA-në. Kjo votë do të përkthehet edhe në nivelin lokal, sepse ndryshimi është i domosdoshëm dhe kjo ndodh vetëm me LVV. Vushtrria tani e 10 vite udhëheqet nga 3 kryetarë. Bajram Mulaku nga Vushtrria, Sami Lushtaku nga Skenderaj, nga Drenica dhe poashtu ka edhe kryetarë tjerë”, ka thënë ai në Klan Kosova.



