Ilir Latifi konfirmon kundërshtarin e ardhshëm (Foto)

Ilir Latifi konfirmon kundërshtarin e ardhshëm (Foto)

Amerikani, Ovince Saint Preux i ka kërkuar duel kosovarit, Ilir Latifit. Përmes rrjeteve sociale amerikani 34-vjeçar i ka kërkuar një duel kosovarit në muajin dhjetor shkruan indeksonline. Këtë e pranoj menjëherë Latifi, i cili i thotë se ta bëjnë këtë më 30 dhjetor të këtij viti.

“Ta bëjmë këtë! OSP vs Latifi”, ka shkruar Ovince. Ndërsa, Latifi ia ka kthyer “Le ta bëjmë të ndodh më 30 dhjetor në Las Vegas”.

Ilir Latifi ka fituar katër meçe në pesë të fundit. Kurse OSP, në total ka të zhvilluar 31 meçe duke fituar 21 herë, 10 me KO dhe 10 humbje.

Shpërndaje në: