Bizhuteritë trend të vjeshtës: Kompletoni veshjen me detaje të vogla (Foto)

Bizhuteritë trend të vjeshtës: Kompletoni veshjen me detaje të vogla (Foto)

Edhe pse të neglizhuara shpesh, bizhuteritë e kompletojnë një veshje dhe i japin një look më të përfunduar. Për këtë arsye nuk duhen harruar gjatë stilimit. Më poshtë gjeni shtatë trendet e bizhuterive për vjeshtën që kemi para. Në këtë mënyrë do të dini të zgjidhni të duhurat kur të bëni shopping.

Koncepte të tejdukshme

Një material i lirë dhe lehtësisht i gjindshëm është resina. Si i tillë, përdoret shumë në bizhuteri, miksuar me nuanca të ndryshme dhe kombinuar me materiale të tjera duke rezultuar në dizenjime të pafundme. Sidoqoftë, shumica e dizenjatorëve e lënë resinën të pangjyrosur për të krijuar një look të pastër dhe që s’bie shumë në sy.

Byrzylykë këmbësh

Ju kanë ardhur në majë të hundës trendet e viteve ’90? Epo, s’ke ç’i bën. Duaje ose jo, byrzylykët e këmbëve janë trend, por në vend të materialeve të trasha dhe shumëngjyrëshe, tani preferohen metalike, të holla dhe elegante. Vjeshta s’është tamam stina e duhur për sandale, por me një palë kilota dhe nallane, këta byrzylykë bëjnë namin.

Argjilë

Argjila është një material versatil dhe i lehtë për t’u punuar. Prandaj nuk do të keni vështirësi të gjeni bizhuteri argjile, pasi përdoret masivisht. Ka aftësinë të duket si metale të tjera, apo të imitojë porcelanin. Ngjan bukur dhe ka një çmim të përballueshëm.

Perla jo si të gjyshes

Një ndryshim freskues për gurët elegantë. Perlat nuk janë më një gur që gjendet në bizhuteritë që të fali halla njëherë, por pjesë e dizenjove unike si puna e këtyre vathëve në foto.

Opal i përditshëm

Ditët e sotme është rritur kërkesa në treg për unaza fejese… me gurë opali. Nuset moderne janë më të përqëndruara drejt gurëve të lindjes sesa diamantëve. Opalët vijnë në shumë ngjyra dhe lënë vend për krijimtari dhe si rrjedhim janë bërë ndër bizhuteritë më të preferuara për vjeshtë.

Shpërndaje në: