Trump i jep fund sistemit shëndetësor ‘Obamacare’, nervozon amerikanët

Trump i jep fund sistemit shëndetësor ‘Obamacare’, nervozon amerikanët

“Qeveria nuk mund të bëjë ligjërisht pagesat e reduktimit të ndarjes së kostos”, përfundon Shtëpia e Bardhë pas konsultimeve të departamenteve

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump ka lëvizur në mënyrë dramatike për të minuar projektin “Obamacare” duke shkurtuar subvencione për kompanitë e sigurimeve shëndetësore për pacientët me të ardhura të ulëta, duke shkaktuar kërcënime për veprime ligjore dhe shqetësim për kaosin në tregjet e sigurimeve, raporton “The Independent”, transmeton Periskopi.

Trump ka marrë vendimin për të dobësuar ligjin e kujdesit shëndetësor të presidentit Barack Obama i cili zgjeroi sigurimin për 20 milionë amerikanë i thirrur ndryshe edhe si “Akti i përballueshëm të Kujdesit Shëndetësor”.

Masa tërhoqi dënimin e shpejtë nga demokratët dhe kërcënimet nga prokurori i përgjithshëm i Nju Jorkut dhe Kalifornisë për të ngirut përsëri padi.

Trump është frustruar nga mungesa e vullnetit të republikanëve për të shfuqizuar dhe zëvendësuar ligjin e njohur si Obamacare, duke penguar një premtim që ai bëri gjatë fushatës së 2016-ës.

Vendimi i tij ka të ngjarë t’i kënaqë ata të bazës së tij politike që e urrejnë sistemin “Obamacare”, të cilën shumë republikanë kanë sulmuar prej vitesh si një ndërhyrje e panevojshme e qeverisë në kujdesin shëndetësor amerikan./Periskopi/

Shpërndaje në: