Një pozë perfekte e Zajminës, por çfarë po fshehë ajo?
Gjithmonë jemi mësuar t’i shohim pozat e saja të nxehta, por tash e sa kohë Zajmina Vasjari, e përfolur për shtatëzëninë, po e kursen veten për të mos qenë lajmi kryesor medial, shkruan Kosovarja.
Megjithëse, me e padashje, vëmendja nuk po ikën prej saj, falë postimeve në rrjete sociale, ku nuk po vërehet farë ndonjë ndryshim meqë linjat e saja janë sërish në super formë.
Këngëtarja dhe modelja e njohur, para pak çastesh ka ndarë me ndjekësit në Instagram një imazh në të cilin është sërish pamja e saj perfekte, por edhe një detaj që tërheq vëmendje.
Poza të cilën Zajmina ka vendosur të realizojë, mbase mund të ketë qenë tendencë për të fshehur pjesën e barkut paksa të fryrë, që më mirë se në këtë foto nuk është vënë re deri tani.
Kujtojmë se Zajmina sapo mësoi lajmin për shtatëzëninë e saj, u largua nga Shqipëria, teksa shfaqej nga plazhe luksoze, e padyshim në pezencën e saj ishte biznesmeni, i dashuri me të cilin presin ardhjen në jetë të fëmijës.




