Të pranishmit tmerrohen kur shohin trupin e vdekur të jashtë-tokësorit (Video/Foto)
Disa pamje të çuditshme janë duke qarkulluar në internet ku tregojnë një qenie misterioze të mbuluar me dëborë – por a është kjo e vërtetë?
Një gjuetar jashtë-tokësor ka gjetur atë që pretendon të jetë një alien i vdekur i varrosur në dëborë, raporton “Mirror”, transmeton Periskopi.
Pamja e çuditshme tregon trupin misterioz me sy të mëdhenj të zi dhe një gojë të hapur, dhe duket se është shpërfytyruar keq.
Jashtë-tokësori duket se ka humbur një krah dhe një këmbë dhe fytyra e tij kishte ngjyrë blu, ndërsa pjesa tjetër e trupit të saj është ngjyrë e verdhë dhe trëndafili.


Për herë të parë u shfaq në një kanal televiziv rus, ku miliona shikues po përpiqeshin të përpunonin vërtetësinë e videos.
U raportua se video është xhiruar në Irkutsk të Siberisë.
Por ajo u zbulua së shpejti nga Ministria e Brendshme ruse se videoja ishte në të vërtetë një mashtrim.
Një zëdhënës i Kremlinit tha: “Ne gjetëm një jashtë-tokësor në një nga shtëpitë e studentëve”.
“Ky trupi ishte bërë me thërrimet e bukës të cilat ishin mbuluar me lëkurë pule”, shtoi ai./Periskopi/



