Fundjavë e madhe për futbollin, shikoni sa derbi na presin
Gjithçka fillon këtë mbrëmje, ku në Francë Lyon pret Monacon.
Të shtunën, nga ora 13:30, vëmendja shkon në Premierligë, në derbin e madh anglez mes Liverpool dhe Manchester United.
Ndeshje shumë interesante është edhe ajo e La Ligas, që nesër nga ora 20:45 zhvillohet mes Atletico Madridit dhe Barcelonës.
Emocionet e futbollit barten në Serie A, me përballjet Juventus – Lazio, Roma – Napoli dhe kryevepra Inter – Milan.
Një ndeshje interesante na dhuron edhe Bundesliga, me përballjen mes Borussia Dortmundit dhe RB Leipzig.



