Milaim Zeka: Distancohem nga dhuna, VV e ka mbjell atë

Milaim Zeka: Distancohem nga dhuna, VV e ka mbjell atë

Deputeti Milaim Zeka, i cili u parafrazua si nxitës i sulmit ndaj gazetarit të Insajderit, Vehbi Kajtazi, ka reaguar në Facebook duke thënë se është kundër dhunës verbale dhe fizike.

Kajtazi u sulmua fizikisht sot pas mesditës në një lokal në Prishtinë dhe deri tani për këtë sulm është marrë në pyetje nga Policia Faton Ramadani, i cili ka shoqëri të ngushtë me Zekën.

Zeka, ndërkaq, ka thënë se dhunën në Kosovë e ka mbjell Lëivjza Vetëvendosje, duke u distancuar nga akti i dhunës.

Ky është komenti i plotë i Zekës:

Jam kunder dhunes verbale, edhe asaj fizike

Portali Insajder, Po e perdore sulmin ndaj gazetareve te saje, jo si sulm ndaj fjales se lire, dhe demokracise, por si rast per klikime dhe akuza ndaj individeve te caktuar.

Pertej çdo gjeje, perteje kesaj filozofije te dhunes te mbjellur ne Kosove, nga VV ( dhe jo vetem), Unë distancohem nga çdo akt i dhunes, ne nje shoqeri demokratike.

Dhuna nuk eshte instrument i zgjidhjes se asnje konflikti ne nje shoqeri demokratike!!!

Shpërndaje në: