EULEX reagon pas sulmit ndaj Vehbi Kajtazit: Nuk tolerohet dhuna ndaj gazetarëve
Pas sulmit të sotëm fizik ndaj kryeredaktorit të Gazetës Online Insajderi, ka reaguar misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë për sundimin e ligjit, EULEX.
EULEX ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Kajtazi dhe sipas tyre çdo formë e dhunës dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve nuk mund të tolerohet.
“EULEX dënon sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi. Çdo formë e dhunës dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve nuk mund të tolerohet”, thuhet në reagimin e EULEX-it.
Ndryshe, pas sulmit të Kajtazit, AGK ka organizuar protestë në Prishtinë, kundër përdorimit të dhunës ndaj gazetarëve. Kujtojmë se muaj më parë ishte sulmuar edhe drejtori i Insajderit, Parim Olluri.



