Ambasadorja e Kosovës në SHBA shprehet e tronditur nga sulmi ndaj Kajtazit
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Vlora Çitaku është shprehur e tronditur nga sulmi ndaj kryeredaktorit të Insajderit, Vehbi Kajtazi.
Çitaku, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter, ka deklaruar se liria e fjalës është shtylla themelore e demokracisë.
“E tronditur nga sulmi ndaj Vehbi Kajtazit. Liria e fjalës është shtylla themelore e çdo demokracie”, ka thënë Çitaku.
Vehbi Kajtazi u sulmua sot rreth orës 14:30 në Prishtinë, njoftoi sot Policia e Kosovës.



