E humbi Prishtinën me ‘duar në xhepa’, por ja çfarë thotë tani Isa Mustafa
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa konsideron se ka qenë e gabuar ideja e tij ku si kandidat për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të vitit 2013 synonte ta qeveriste këtë komunë pa bërë fushatë.
Mustafa, thotë të ketë menduar se qytetarët do të shohin punën që kishte bërë LDK-ja në këtë komunë në krye me Ismet Beqirin, kështu duke përjashtuar mundësinë për fushatë elektorale.
“Unë kam qenë i bindur që më nuk ka nevojë për të bërë fusahtë, pasi që ishin shtruar shumë rrugë dhe ishin bërë disa investime të rëndësishme. Unë kam menduar se të gjitha ato do t’i shohin qytetarët”, ka deklaruar Mustafa, në emisonin “Debat” të RTK-së, pasi që është thumbuar nga moderator i këtij emisioni Ridvan Berisha, se kishte synuar të fitonte kryeqytetin e Kosovës me duar në xhepa.
Megjithatë, Mustafa është shprehur i bindur se Prishtinën do ta fitojnë në zgjedhjet e 22 tetorit.
“Prishtinën do ta rikthejmë, sepse ne në Prishtinë punojmë 10 fish më mirë se sa Vetëvendosja”, tha ai.



