Rrahje në oborrin e shkollës në Kamenicë, tre persona përfundojnë me lëndime
Në Kamenicë, mëngjesin e së premtes Policia e Kosovës është dashur të intervenojë në një sherr në të cilin janë përfshirë së paku 9 persona, të mitur.
Policia njofton se ka arrestuar të nëntit, të gjithë meshkuj shqiptarë e të mitur, të dyshuar për përfshirje në përleshjen fizike në oborrin e shkollës.
Si pasojë tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër te prokurorit pas intervistimit te dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.



