Reali sot do ta ketë një zëvëndësues të “lezetshëm”

Reali sot do ta ketë një zëvëndësues të “lezetshëm”

Real Madridi do ta ketë sot një zëvëndësues të veçantë në portë. Portieri i talentuar, Moha do të jetë në bankën rezerë të skuadrës mbretërore.

Talenti 17 vjeçar do të debutoi në bankën e Realit ndërsa ka mundësinë për të thyer rekordin e debutimit për moshën më të re në rast të lëndimit të Navas.

Moha ishte pjesë e Real Castillas ndërsa në Madrid e krahasojnë atë me Donnarumman.  Ai është i gjatë 1.90 cm ndërsa llogaritet si e ardhmja e portës së Realit./Indeksonline/

Shpërndaje në: