Derbi Juventus – Lazio, lajm i keq për Dybalan
Paulo Dybala do të jetë rezervist te skuadra e Juventusit në ndeshjen e sotme kundër Lazios.
E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se sulmuesi argjentinas do të pushojë nga formacioni bazë për ndeshjen që do të fillojë në ora 18:00.
Trajneri Massimiliano Allegri pritet të luajë me treshen e sulmit Mario Mandzukic, Douglas Costa dhe Gonzalo Higuain, përcjell lajmi.net.
Dybala është golashënuesi më i mirë te “Bianconerët” me 10 gola.



