A po tërhiqet Alonso nga Formula 1?
Fernando Alonso nuk po mendon më larg sesa edicioni i ardhshëm dhe çdo rinovim i mundshëm i kontratës me skuderinë e McLarenit që skadon në vitin 2017, do të varet nga motivimi i pilotit spanjoll për këtë sport, shkruan sot Koha Ditore.
Kështu ka deklaruar ish-kampioni i Formula 1, i cili nuk është i shqetësuar për të ardhmen e tij. Ai ka shtuar se nëse nuk ka motivim mund të tërhiqet shumë lehtë nga ky sport në fund të këtij edicioni.
“Jam 35 vjeç dhe mund të vazhdoj edhe për disa vite të tjera të garoj, por gjithçka varet nga motivimi im. Unë vetëm po mendoj për edicionin e ardhshëm dhe jo më larg”, është shprehur Alonso. “Do të shoh se si do të ndihem kur të përfundojë edhe edicioni i ardhshëm. Nuk dihet nëse do të rinovoj kontratën, pasi shumë lehtë mund të tërhiqem qysh tash nga Formula 1”.



