Qendresa e Labit gati për dasmën e nesërme, ja si do të duket (Foto)
Qendresa Bajrami, e njohur si e fejuara e Labit, që nesër e tutje do të jetë bashkëshortja e tij, pasi ata do të jenë të martuar.
Prezantuesi nesër martohet me Qendresen, në praninë e familjarëve, miqve, e kolegëve, në një dasmë të madhe, shkruan “Kosovarja”.
Gjatë ditëve të kaluara ishim dëshmitar të kanagjegjit të Qendreses, por edhe natës së beqarisë, ku mes shoqesh ajo u përshëndet me statusin e deri tashëm.
Qendresa, sot ka realizuar një ndryshim të lehtë në flokët e saj, të cilët i ka hapur edhe për një nuancë.
Nuse e këndshme bionde. Mbetet për tu parë se si do të duket nesër Qendresa përkrah të shoqit, Labit.





