Immobile: S’më besohet që kam kaluar Messi-n
Ciro Immobile ka qenë, bashkë me Thomas Strakoshën, protagonisti i ndeshjes së fituar nga Lazio në fushën e Juventus. Sulmuesi Italian ka realizuar dy golat që kanë lejuar bardhekaltrit të mposhtin torinezët për herën e parë në 14 vite dhe t’i kapin ata në renditje (19 pikë për të dy ekipet). Gjithashtu, me dy golat e realizuar në “Allianz Stadium”, Immobile ka shkuar në kuotën e 15 golave të realizuar në të gjitha kompeticionet (11 në kampionat), 1 më shumë se Leo Messi.
“Do e shijoj këtë fitore me shokët e skkuadrës. Edhe këtë herë kemi marrë një fitore dramatike. Duhej të shënojë dhe nëse më krjojnë kushtet për ta bërë një gjë të tillë, për mua është një kënaqësi. Juventus nuk humbte prej dy vitesh në shtëpi, është një gëzim i madh për ne. Jemi të vetëdijshëm për cilësitë që kemi, pork jo fitore na bën mirë psikologjikisht. Kam kaluar Messi-n? Nuk e besoj akoma”, ka thënë Immobile.



