Vdes portieri pas përplasjes me bashkëlojtarin, ky është momenti i rëndë …(Video)

Vdes portieri pas përplasjes me bashkëlojtarin, ky është momenti i rëndë …(Video)

Portieri, Choirul Husa ka ndërruar jetë tragjikisht pas një përplasjeje me bashkëlojtarin e tij te Persela, Ramon Rodrigues.

38 vjeçari ishte në lojë për skuadrën e tij në Indonesia Super League kundër Semen Pafang kur ndodhi incidenti në pjesëlojën e parë, shkruan The Sun.

Vdekja e Huda është konfirmuar në orën 17:15, kur ishte i rrethuar nga skuadra e Persela në Spitalin e Përgjithshëm Regjional në Lambongan

Legjenda e klubit ka marrë një goditje të fortë nga mbrojtësi i tij në fund të pjesës së parë në tentativë për ta larguar topin.

Menjëherë ka ndërhyrë ekipi mjekësorë, por fatkeqësisht Huda nga dëmtimi që ka marrë ka ndërruar jetë.

https://www.youtube.com/watch?v=u2SwpuwU0NM

 

Shpërndaje në: