Propozim i pazakontë për martesë në stadiumin e Gjilanit

Propozim i pazakontë për martesë në stadiumin e Gjilanit

Një tifoz i klubit të futbollit Gjilani i ka propozuar martesë të dashurës së tij, në stadiumin e Gjilanit, menjëherë pas ndeshjes me Drenicën.

Gjilani fitoi 2 me 1 ndaj Drenicës, ndërsa pas ndeshjes futbollistët gjilanas iu afruan tifozëve “Skifterat” me një pankartë në duar.

“A do të martohesh me mua?” shkruhej në pankartën që mbanin futbollistët e Gjilanit.

Përgjigja pozitive nga e dashura e tifozit gjilanas rindezi atmosferën e zjarrtë në stadium.

Shpërndaje në: