Hoxhaj uron Sebastian Kurzin për fitoren në zgjedhjet në Austri

Hoxhaj uron Sebastian Kurzin për fitoren në zgjedhjet në Austri

Pas fitores së Sebastian Kurzit, shpallur nga Exit Poll në zgjedhjet e Austrisë vjen edhe urimi i parë për të nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Urime mikut tim Sebastian Kurz për performancën e jashtëzakonshme në këto zgjedhje në Austri. Mbësim të përkushtuar për t’i thelluar marrëdhëniet e shkëlqyeshme Kosovë-Austri”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Hoxhaj madje ka qenë i përfshirë gjatë kësaj fushate në zgjedhjet e Austrisë, kur në debatin kryesor mes Kurz dhe Lunacek, kjo e fundit pranoi si dhuratë nga Kurz një letër falënderimi të shkruar nga Hoxhaj.

 

Shpërndaje në: