Jo vetëm një, në dasmë të Labit kënduan këta këngëtarë
Edhe pse ishte dasma e parë e organizuar për familjarë, Labi kishte ftuar edhe disa prej artistëve të cilët u kujdesën që atmosfera të jetë në maksimum.
Zakonisht në dasma një këngëtar kujdeset për t’i argëtuar të pranishmit, por në dasmën e Labit dhe Qëndresës nuk ndodhi ashtu, një numër i madh artistësh morën mikrofonin dhe i kënduan çiftit.
Shkurte Gashi, Big Mama, Meda, Sinan Hoxha, Dani, Buraku- Grupi Fama, Violeta Kajtazi, ishin disa prej artistëve që e ndezën atmosferën në maksimum, madje u këndua edhe me defa e tupana.








