Qeveria serbe bën një hap të ri në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi
Qeveria serbe të hënën miratoi një vendim për të formuar një grup pune të ngarkuar me mbështetjen e dialogut të brendshëm mbi Kosovën.
Të gjitha ministritë do të përfshihen në aktivitetet e grupit punues dhe do të kryesohen nga Marko Gjuriç, drejtor i Zyrës së Qeverisë për Kosovë, tha një deklaratë, raporton “b92”, transmeton Periskopi.
Grupi i punës do të ofrojë mbështetje për autoritetet, organizatat dhe organet në procesin e kryerjes së dialogut të brendshëm, si dhe do të monitorojë dhe koordinojë aktivitetet e ndërmarra nga autoritetet shtetërore në procesin e kryerjes së dialogut./Periskopi/



