Arrestohet Milaim Zeka
Deputeti i NISMA’s Milaim Zeka është arrestuar para pak çastesh nga Policia e Kosovës.
Lajmin për Express e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Ende nuk dihen shkaqet, por deputeti Zeka kohën e fundit ka qenë temë diskutimi lidhur me sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.
Periskopi ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por deri tani nuk kanë qenë të qasshëm.
Ndryshe, portal Insajderi ka publikuar edhe një seri shkrimesh të cilat flisnin për përfshirjen e Milaim Zekës në skemën e mashtrimit me viza të mbi 900 kosovarëve.



