Pulev u lëndua, ky do të jetë kundërshtari i Joshuas (Foto)
Me lëndimin e Kurbat Pulev, i cili edhe zyrtarisht u detyrua të tërhiqej nga meçi i 28 tetorit ku përballë do ta kishte kampionin e botes, Anthony Joshua, tani ky i fundit ka mësuar kundërshtarin e ri, transmeton IndeksOnline.
Bëhet fjalë për Carlos Takam, 36-vjeçarin nga Kameruni, që ka një karrierë pothuajse të njëjtë si të bullgarit, Pulev.

Takam ka të zhvilluar 39 meçe, duke fituar 35, 3 humbje dhe një barazim.
Meçi kundër Takam do të zhvillohet më datën 28 tetor në Cardiff, ku thuhet se janë shitur afro 70 mijë bileta.



