Aurela Gaçe kishte ditëlindjen, befasia që i bëri bashkëshorti e la pa fjalë këngëtaren (Video)
Këngëtarja e dashur për të gjithë shqiptarët, Aurela Gaçe, ka ditëlindjen, dhe ka qenë bashkëshorti i saj, Skerdi, i cili është kujdesur që ajo të merrte një surprizë të bukur.
Aurela feston sot ditëlindjen, më 16 tetor dhe sigurisht mbrëmjen e 14 tetorit teksa hynte data 15, kur ajo ishte në skenë si çdo fundjavë, duke kënduar live, nuk mund t’ia merrte mendja që bashkëshorti dhe njëkohësisht menaxheri i saj, Skerdi do të ngjitej në skenë me mikrofon në dorë dhe një tortë për t’i uruar paraprakisht ditëlindjen.
Ai shpjegoi që Aurela e ka ditëlindjen të hënën, por meqë aty ishin grumbulluar shumë njerëz, mendoi ta festonin atë mbrëmje. Dhe surpriza vazhdoi…Skerdi do të këndonte këngën e tyre, që ka kënduar Aurela kushtuar historisë së saj të dashurisë me Skerdin, “Shpirt i shpirtit tim”. Stafi i “Shekullit” e uron këngëtaren edhe 100 vite të lumtura.
“Arriti te me hutonte nga e para perseri… ❤. Kenga jone #SHPIRT I SHPIRTIT TIM e kendoi ai per mua per te me uruar ditelindjen….keto jane ato momentet kur une shnderrohem ne nje njeri tjeter…jo me ajo e forta qe njohin te gjithe por ne nje vajze qe me merret goja e s’di te sillem nga emocionet. Kete arriti t’a zbuloje ky djali… Ne pamundesi per vellain e motren time qe jane larg , per miqte e mi te ngushte qe nuk munden te ishin aty prezent, Skerdi arriti te me surprizoje me mesazhet e tyre te mbushur me dashuri, te shfaqura ne nje ekran te madh. Ndihem e bekuar”, ka shkruar Aurela.
https://www.instagram.com/p/BaTUEgKghvM/?taken-by=aurelagaceofficial



