Nëse kjo foto ju duket për të qeshur, jeni inteligjentë

Nëse kjo foto ju duket për të qeshur, jeni inteligjentë

Nëse fotoja e publikuar më poshtë ju duket argëtuese, me siguri jeni inteligjentë, kështu mendojnë neurologët dhe psikologët e universitetit të Vienës.

Një studim i zhvilluar në 156 të rritur zbuloi se njerëzit që kanë një sens humori të errët janë më inteligjentë dhe të mirë edukuar. Gjithashtu zbuloi se fansat e humorit të zi janë më të qëndrueshëm emocionalisht dhe të lirshëm. Pjesëmarrësve në eksperiment iu kërkua të vlerësojnë sa argëtuese u dukeshin një seri fotosh të animuara, për të zbuluar në fund se njerëzit më të kapshëm dhe inteligjentë ishin ata që pëlqenin fotot me humor të zi.

Humori i zi është një lloj humori që trajton tema si vdekja, sëmundja, deformimet, hendikepi ose lufta me një lloj zbavitje të hidhur dhe paraqet tema të tilla tragjike, shqetësuese dhe delikate me humor.

Humori i zi, i quajtur shpesh grotesk apo i sëmurë, përdoret për të shprehur absurditetin, pandjeshmërinë, paradoksin dhe mizorinë e botës moderne. Karakteret ose situatat zakonisht janë të ekzagjeruara përtej kujve të satirave normale ose ironisë, dhe kërkojnë përpjekje për ta kuptuar shakanë. Dhe këto përpjekje i bëjnë njerëzit e zgjuar!

Shpërndaje në: